Wolves arriti të mundë Chelsean më përmbysje në “Molineaux Stadium” për javën e 13 të Premier League, me ndeshjen, që u mbyll me shifrat 2-1.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, teksa e dyta ishte shumë më e zjarrtë. Chelsea arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 49 me një gol të Olver Giroud.
Francezi finalizoi me sukses një aksion të shpejtë të skuadrës së tij, teksa sfera u ndal nga portieri, por gjyqtari konfirmoi përmes teknologjisë se kjo ka ndodhur brenda vijës fatale.
Golat dhe rastet e WOLVES-CHELSEA
Në minutën e 66, Wolves barazoi me Podence, i cili finalizoi me shumë klas dhe shënoi një gol shumë të bukur. Goli i barazimit i dha zemër Wolves, që provoi të shtynte më shumë në portën e Chelseas.
Kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim, Wolves përfitoi pas një aksioni të Chelseas dhe mbylli me sukses një kundërsulm shumë të shpejtë. Pedro Neto u tregua më i ftohtë se kurrë para kuadratit dhe i dha një fitore të madhe skuadrës së tij në minutën e pestë të shtesës. /abcnews.al
Premier League, Java 13
Wolverhampton-Chelsea 2-1
Shënues: Giroud 49’/ Podence 66’, Pedro Neto 90+5’