Ka përfunduar pas 120 minutash të luajtura gjysmë-finalja e parë e UEFA Nations League, me kroatët e Luka Modric, që mposhtë në arenën “De Kuip” të Roterdamit, “tulipanët” holandezë me rezultatin e thellë 4 me 2.
Pavarëisht rezultatit të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit “tulipanë”, me anësorin e Borussia Dortmund, Donyell Malen, që pret një pasim fantastik nga Ëieffer dhe në minutën e 34’-t të sfidës mposht me një goditje potente portierin Livakovic, duke e mbyllur kështu pjesën e parë të lojës me rezultatin 1 me 0.
Me fillimin e fraksionit të dytë, kroatët nuk u ndalën në gjetjen e golit të barazimit dhe në minutën e 55’-të të sfidës, arbitri rumun, Istvan Kovacs akordon një 11-metërsh në favor të kroatëve e nga pika e bardhë e penalltisë, Andrej Kramaric nuk gabon dhe barazon shifrat. Vetëm 16 minuta më pas, një aksion fantastik i miqve ballkanas përfundon sërish në gol, me “fantazistin”, Mario Pasalic që mposht portierin Bijloë në minutën e 72’-të të sfidës.
Teksa gjithçka po shkonte drejt fitores së Kroacisë, anësori i talentuar i “tulipanëve”, Noa Lang përfiton nga një rrëmujë në zonën kroate, duke barazuar rezutlatin në 2 me 2, e për rrjedhojë e çoi rezultatin në 2 me 2. Me fillimin e kohës shtesë kroatët shënuan jo 1, por 2 herë në portën holandeze, fillimisht me një “eurogol” të Bruno Petkovic në minutën e 98’ të sfidës e më pas me kapitenin Luka Modric me anë të një penalltie në minutën e 116’.
Tashmë e vetmja gjë çka pritet është përcatkimi i finalistit të radhës, emër që do të zbulohet mbrëmjen e nesërme në përfundim të sfidës Spanjë-Itali, sfidë që do të zhvillohet në arenën “De Grolsch Veste” e që do të startojë në orën 20:45. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Donyell Malen, 1-0:
Goli i Andrej Kramaric, 1-1:
Goli i Mario Pasalic, 1-2:
Goli i Noa Lang, 2-2:
Goli i Bruno Petkovic, 2-3:
Goli i Luka Modric, 2-4: