VIDEO/ Vritet polici, i riu po i priste brenda shtëpisë me armë: Gjithçka fiksohet nga kamerat

schedule10:41 - 30 Shtator, 2021

schedule 10:41 - 30 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Bjellorusi ku mbetën të vdekur dy persona. Policia u fut në shtëpinë e një personi të kërkuar për protestat kundër Lukashenkos, por ai u përgjigj me armë duke lënë të vdekur një efektiv.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur edhe i riu, i cili po i priste policët me një çiftë brenda në shtëpi. Menjëherë pasi ata futen brenda ai qëllon ndaj tyre duke lënë një të vdekur. Më pas, policia iu përgjigj zjarrit duke vrarë të riun.

Gjithçka u filmua nga kamerat e policisë dhe nënës së të riut që ndodhej në apartament. Ajo tha se i biri nuk ishte një njeri problematik dhe se regjimi i Lukashenkos e ka cilësuar si terrorist vetëm se protestoi ndaj tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!