VIDEO/ Vritet me thikë i moshuari, policia arreston autorin

schedule19:31 - 11 Maj, 2020

schedule 19:31 - 11 Maj, 2020

Një 77- vjeçar, është vrarë me thikë pasditen e sotme në fshatin Jaupas, në Skrapar. Mësohet se i moshuari është Ramadan Çela.

Burime nga Policia bëjnë me dije se është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes me thikë të 77-vjeçarit, ndërsa sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se autor i ngjarjes është Hamza Çela, 37-vjeç dhe se konflikti ka nisur për çështje pronësie.

37-vjeçari, është konfliktuar me të moshuarin dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 77-vjeçarit i cili nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Për më tepër mësohet se viktima dhe autori janë kushërinj.

Skrapar/Informacion.

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.