TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur krimin e ndodhur në Zall Bastar ku u godit për vdekje nga fqinji i tij Xhemal Meta, 81-vjeç.
Ai u godit me çekiç nga fqinji Isuf Hasa në pjesën e pasme të kokës. Autori i dyshuar ka pranuar krimin në polici.
Autoritetet kanë publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të 64-vjeçarit. Arma e krimit u gjet e fshehur në Vorë, në banesën e vajzës së 64-vjeçarit, i arrestuar si autori i dyshuar për aktin kriminal.
Po ashtu është gjetur një sasi monetare prej 200 mijë lekësh, të cilat dyshohet se 64-vjeçari ia mori viktimës./abcnews.al