Ky është momenti kur Martin Skëndaj del nga Gjyakata e Fierit, pasi trupa gjykuese vendosi sot masën “arrest me burg pa afat”.
I riu vrau të dashurin e motrës Manol Rrapaj, 26 vjeç dhe këshëririn e këtij të fundit, Elis Kapaj 22 vjeç në qytetin e Patosit.
Ndërsa sot Skëndaj është njohur me masën e sigurisë si autor i krimit të dyfishtë që tronditi qytetin e Patosit. Në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet teksa Skëndaj me pranga në duar del nga gjykata, ndërsa shoqërohet nga kolegët e tij për tu transferuar në burg.
Kujtojmë se i riu ishte me detyrë gardian burgu.
Shkak për konfliktin, një lidhje dashurie:
Konflikti që përfundi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit.
Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.
Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëvë të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.
Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës.
Ndërsa katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por u njoftua policia e cili nderhyrei menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Por nuk ka përfunduar, mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, ku Martini mësohet ti ketë thënë të atit, “baba , lëre nuk na i ka fajin komshiu, por motra që i shkonte në shtëpi”.
Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar edhe kushëririn.
Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen dhe kanë rrëfyer mbi të me detaje.
Mbi ngjarjen kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe të afërmit, të cilët janë shprehur se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë vajza./abcnews.al