VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Roskovec të Fierit, pamjet nga vendi i ngjarjes

schedule15:16 - 10 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 10 Shtator, 2024

ABC News ka siguruar pamje nga vendngjarja në Roskovec të Fierit, teksa mesditën e kësaj të marte, ndodhi një ngjarje e rëndë, ku dy shtetasit Ladimir dhe Gramoz Kurtaj u vranë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, ka mbërritur forcat e policisë, si dhe ekspertë, të cilët po kryejnë hetimet dhe po marrin provat për të dokumentuar ngjarjen.

Ndërkaq, policia ka vendosur edhe një perimetër sigurie në zonë.

Autori i dyshuar, një 49-vjeçar, është arrestuar nga policia./abcnews.al