Fieri dhe e gjithë Shqipëria u tronditën nga vrasja e kryefamiljarit nga vajza e tij, Emalinda Rama në fshatin Frashër.
26 vjeçarja vrau babanë duke e mbytur me tel dhe së bashku me nënën e saj inskenuan vdekjen e tij.
Sipas hetimeve policore, e reja u ndihmua edhe nga një 56 vjeçar i identifikuar si Çlirim Dogani, i cili ra në pranga e policisë, me të cilën mendohet se e reja kishte lidhje dashurore.
Përpos mbytjes me tel, kryefamiljarit iu gjetën edhe plagë në trup dhe në organet gjenitale të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna që autorët ushtruan mbi të me mjete prerëse.
Në gjykatën e Fierit, mesditën e sotme u paraqit 26 vjeçarja Emalinda Rama, nëna e saj dhe Çlirim Dogani në seancën e cila do të caktojë masën e sigurisë dhe vlerësimin e arrestimit të tyre.
Gjyqtari i çështjes është caktuar Klodiana Kryeziu, ndërsa prokurore është Lorena Salillari. / abcnews.al

