Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë. Disa nga sendet e vjedhura në banesë, 31-vjeçari i kishte fshehur te lokali që administronte.
“Më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë; -më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

