Vetëm 6 minuta pas golit të “fantazistit” hungarez, Dominik Szoboszlai ka ardhur edhe kundërpërgjigja e “Bluve të Londrës”, të cilët kanë arritur më në fund, të lënë “gjurmë”, në supersfidën e mbrëmjes së kësaj të mërkures, ndaj “Të Kuqve”, të Liverpool.
Pas një pasimi të “fantazistit” anglez, Carney Chukwuemeka topi përfundon në këmbët e “yllit” francez, Christopher Nkunku, me këtë fundit, që driblon i vetëm mbrojtjen e “Të Kuqve”, për të gjetur “golin e nderit” për të tijët. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al