Video virale: Reagimi i foshnjes kur pi ujë për herë të parë

schedule15:20 - 13 Tetor, 2021

schedule 15:20 - 13 Tetor, 2021

Një video e veçantë ka shkaktuar buzëqeshje tek përdoruesit e internetit.

Uji mund të mos ketë shije, ngjyrë apo erë dhe mund të duket indiferentë për ne, por jo për një foshnjë që e provon për herë të parë. Të paktën videoja e mëposhtme me një djalë të vogël vetëm pak muajsh, e dëshmon këtë.

Nëna e tij i jep ujë me shishe dhe ai e provon, e eksploron dhe reagon në mënyrën më të këndshme dhe të papritur.

Videoja është bërë virale në YouTube, duke mbledhur mbi pesë milionë shikime./abcnews.al