VIDEO/ Vijon operacioni ‘Koordinata’, asgjësohen 1288 fidanë kanabis në Shkodër

schedule13:31 - 19 Maj, 2025

schedule 13:31 - 19 Maj, 2025

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!