Në Bjellorusi vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë.
Këtë të martë policia vendase ka arrestuar disa studentë gjatë një proteste, zhvilluar nga këta të fundit, kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Minsk.
Rezultate të cilat janë shoqëruar me protesta të dhunshme që pas shpalljes si fitues të liderit aktual Lukashenko.
Disa qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin bjellorus dhe marshuan në qendër të qytetit, duke kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit autoritar të vendit.
Shumë persona u arrestuan ndërsa policia u zhvendos për të shpërndarë turmat.
Siç shihet në video policia ka hyrë në brendësi të një liceu duke shoqëruar me dhunë disa prej protestuesve.
https://twitter.com/Anatoli00948278/status/1300816069389692930
/abcnews.al

