VIDEO/ Video e Albi Dokës, bardheblutë “party” në dhomat e zhveshjes

schedule17:17 - 23 Prill, 2020

schedule 17:17 - 23 Prill, 2020

Albi Doka është një nga futbollistët më aktivë në rrjetet sociale. 22-vjeçari i Tiranës ka postuar një video të veçantë nga festa në dhomat e zhveshjes.

Protagonistë janë Michael Ngoo, Gentian Muça dhe Grent Halili, të cilët improvizojnë një party në dhomat e zhveshjes. Ky i fundit shfaqet në rolin e një DJ dhe “krijon” muzikë. Bomberi anglez dhe kapiteni kërcejnë dhe zbaviten me muzikën e krijuar, siç dallohet në videon e mëposhtme.

27-vjeçari Ngoo e përjeton shumë muzikën dhe dhuron një kërcim interesant, ndërsa Muça përdor drita për ta bërë sa më festive atmosferën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!