VIDEO/ Vetëvrasje apo aksident? Dalin pamjet e volejbollistes pak para vdekjes

schedule10:14 - 14 Prill, 2023

schedule 10:14 - 14 Prill, 2023

Volejbolli italian dhe komuniteti botëror i sportit prej disa orësh janë në gjendje shoku pas lajmit tragjik të vdekjes së 18-vjeçares julia Ituma, e cila luante për Novara dhe konsiderohej si një nga yjet e reja të femrave në volejboll.

Ituma ishte në Stamboll me skuadrën e saj për shkak të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League kudnër Exatsimbasi.

Skuadra turke fitoi 3-0 dhe mori biletën për në finale me Ituma që hyri si zëvendësuese në të tre setet me 2 pikë dhe u kthye në hotel me pjesën tjetër të skuadrës.

Askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte pasi në orën 05:00 të mëngjesit punonjësit e hotelit zbuluan trupin e saj të pajetë në oborr, me 18-vjeçaren të rënë nga dritarja e katit të 5-të ku ishte dhoma e saj.

Mediat turke, duke cituar burime policore, flasi për vetëvrasjen e sportistet së re, e cila shihet në kamerat e sigurisë së hotelit teksa flet në telefonin e saj në korridorin jashtë dhomës rreth orës 01:00. Megjithatë, hetimet janë në vijim dhe deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Ituma lindi më 4 tetor të vitit 2004 në Milano nga prindër nigerianë dhe përfshirja e saj në volejboll erdhi pasi ajo provoi fatin e saj fillimisht në basketboll, por në shkollë të mesme u pa nga një trajner rajonal i FEderatës Italiane i cili e rekomandoi atë në ekipet zyrtare./ h.ll/abcnews.al