Ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 2 me 1, gjysmë-finalja e dytë e UEFA Nations League, me “iberikët” spanjollë që u njohën me fitoren ndaj “të kaltërve” italianë, në arenën holandeve të “De Grolsch Veste”.
Të parët që gjetën avantazhin ishin pikërisht triumfuesit e kësaj sfide, me talentin e sulmit të “nëndetëseve të verdha” të Villarreal, Yeremi Pino, që pas rrëmben topin pas një gafe të “veteranit”, Leonardo Bonuçi dhe zhbllokon shifrat që në minutën e 3’-të të sfidës.
Vetëm 8 minuta më vonë, “fati” do të ishte në anën e italianëve, ku një ndërhyrje e gabuar në zonë nga spanjolli me origjinë franceze Le Normand, nuk u la pa u vënë re nga arbitri Vincic, i cili akordoi menjëherë një 11-metërsh e nga pika e bardhë e penalltisë, “bomberi” i Lazio, Ciro Immbole nuk gabon dhe çon topin në rrjetë. Vetëm 10 minuta më vonë pas një aksion shembullor të italianëve, mesfushori i talentuar i Sassuolo, Davide Frattesi çan bukur mbrojtjen spanjolle dhe ballë për balle me portierin Unai Simon, nuk gabon duke 2-fishuar shifrat, mirëpo një rishikim i aksionit me sistemin “VAR” solli anullimin e golit, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin e paqtë, 1 me 1.
Fraksioni i dytë i lojës, pa një dominim pothuajse total të “iberikëve” spanjollë, të cilët arritën që të gjenin dhe golin e fitores, ku në minutën e 89’-të, “veterani” Joselu mposhti portierin Donnarumma pas një rrëmuje në zonën e “të kaltërve”, duke i dhuruar kështu fitoren “furisë së kuqe”.
Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për të përcaktuar fituesin e këtij edicioni të UEFA Nations League është finalja e madhe së dielës, me “ballkanasve” kroatë e “iberikëve” spanjollë, ndërsa Holanda e Italia do të përballen me njëra-tjetrën për një “medalje” bronzi. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Yeremi Pino, 1-0:
Goli i Ciro Immobile, 1-1:
Goli i anulluar i Davide Frattesi:
Goli i Joselu, 2-1: