Nuk gjuan me të majtën si braziliani i famshëm Roberto Carlos, por luan në mbrojtje. Jakob Glesnes, qendërmbrojtësi 25-vjeçar i Philadelphia Union, ka shënuar një eurogol nga distanca në ndeshjen kundër Los Angeles Galaxy, në MLS.
Takimi ishte 1-1 në ato momente dhe pjesa e dytë kishte tre minuta që kishte nisur. Glesnes mori vrull dhe i shtangu të gjithë me gjuajtjen e tij potente. Topi nuk mund të ndalej nga portieri i skuadrës vendase.
Perlë e norvegjezit, me një gol që mund të futet mes më të bukurve të shënuar deri më tani. Sigurisht për Puscas ka kohë dhe konkurrenca është shumë e madhe. Gjithsesi Glesnes do e mbajë mend këtë gol të shënuar në ndeshjen e tij të dytë në MLS. /abcnews.al
OMG WHAT A GOAL! Jakob Glesnes! ? #LAFCvPHI pic.twitter.com/K4cn1rsRvv
— Major League Soccer (@MLS) March 9, 2020