Robert Lewandowski po bën një sezon të shkëlqyer. Sulmuesi polak ka shënuar edhe në sfidën e sotme përballë Mainz në transfertë. Vetëm 8 minuta i janë dashur bomberit të Bayern që të shënoj golin e 22-të në Bundesligën gjermane, në vetëm 20 javë kampionat.
Ishte Benjamin Pavard ai që krosoi bukur nga krahu i djathtë. Lewandowski me eksperiencën e tij, i shpëton mbrojtjes vendase dhe gjuan në mënyrë të shkëlqyer me kokë, duke shtangur portierin Zentner. Gjashtë minuta më vonë, Thomas Muller shënoi dhe golin e dytë për Bayernin, duke i dhënë qetësinë të besuarve të Flick./abcnews.al
Bundesliga, java 20
Mainz – B. Munchen 2-0
Lewandowski 8′, Muller 14′
La puissance de la tête de Lewandowski ??? pic.twitter.com/4FzyoVKNfE
— ????? & ????? ?? (@FootPolak) February 1, 2020