Roma ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Sampdorias, në sfidën e javës së 31-të të Seria A.
Një 3 pikësh që tashmë i ngjit verdhekuqtë në vendin e 5-të, teksa parakalojnë kështu Lazion me 2 pikë. Për djemtë e Jose Mourinhos kjo është fitorja e dytë rresht në kampionat.
Golin e vetëm të këtij takimi arriti ta shënonte Mkhitarian në minutën e 27-të, teksa do të rezultonte edhe goli i fitores për Romën.
Kujtomë se në këtë duel, Mourinho kishte rezervuar vetëm 2 minuta për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën, teksa e futi në lojë në minutën e 90+2.
/f.a/abcnews.al