Çifti i famshëm, Vesa Luma dhe Big Basta janë zhvendosur prej kohësh në Zelandën e Re. Së fundmi, me përmirësimin e situatës nga Covid-19, dyshja e famshme kanë mbajtur një koncert ku kanë bërë bashkë shqiptarët që jetojnë atje. Ata kanë ndezur atmosferën duke kënduar shqip.
Ka qenë Vesa e cila ka ndarë disa disa foto dhe video nga organizimi. “Nata e kaluar ishte e mrekullueshme! Faleminderit shqiptarët e mi, ia dolëm edhe në fund të botës! Nata e pare ever e cila i mbledhi te gjithe shqipfolsit ne Zelande! S’mund të isha më krenare.”- shkroi ajo krahas postimit. /abcnews.al