Hellas Verona ka kaluar në avantazh kundër Fiorentinës në Firence dhe miqtë po udhëheqin me rezultatin 0-1. Një gol nga Faraoni në minutën e 19-të zhbllokoi shifrat e kësaj sfide.
Ky gol i italianit, po bën namin në rrjet, aty ku ka marrë vëmendje të madhe. Kjo pasi goli i Faraonit, është me të vërtetë një kryevepër. Është Amrabat (që sezonin e ardhshëm do të luajë me Fiorentinën), ai që jep asistin.
Pasimi fenomenal i Amrabat kapet në kthesë nga Faraoni, i cili me shpinë nga porta, shënon fluturimthi. Një konkretizim fantastik dhe ky gol, është kandidat për t’u shpallur dhe goli i sezonit në Serie A./abcnews.al
Sofyan Amrabat gives his next club, Fiorentina, a little taste of what he’s capable of. Perfectly lofted through ball for Davide Faraoni to give Hellas Verona the lead. Beautiful.
(cc @MaghribFoot) #FiorentinaVerona pic.twitter.com/CFFjGa9EBF
— Maghrib Foot Clips (@mf_vid) July 12, 2020
Serie A, java 32
Fiorentina – Verona 0-1
Faraoni 19’