VIDEO/ “Verdhekuqtë” mposhtin “aspirinat” në “Olimpico”, Roma me “një këmbë” në finale

schedule23:13 - 11 Maj, 2023

schedule 23:13 - 11 Maj, 2023

“Verdhekuqtë” e Roma-s duket se do të shijojnë një finale evropiane për të dytin vit radhazi, teksa në “aktin e parë” të gjysmë-finales së Europa League ndaj “aspirinave” të Bayer Leverkusen kanë triumfuar me rezultatin minimal 1 me 0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë të sfidës, më konkretisht në minutën e 63’-të, ku pas një kundërsulmi vrastar i pari që tenton portën është “bomberi” anglez, Tammy Abraham, me goditjen e këtij të fundit që pritet nga portieri Hradecky, mirëpo topi përfundon në këmbët e talentit 20-vjeçar, Edoardo Bove, i cili me portën e boshatisur nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.

Tashmë, vetëm 90 minuta i ndajn “verdhekuqtë” e Jose Mourinho nga finalja e madhe e Budapestit, ku në “BayArena” padyshim që i pret një “ferr” i vërtetë të enjten e ardhshme. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!