Është mbyllur pjesa e parë mes Teutës dhe Beitar Jerusalem, sfidë e vlefshme për raundin e parë eliminator të UEFA Europa League. Të besuarit e Edi Martinit e ka mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazh 1-0, falë një goli të Blerim Krasniqit.
Sulmuesi shtatlartë e nisi aventurën e tij te Teuta në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar pas vetëm 5 minutash në ndeshjen e tij debutuese. Një krosim fantastik i Kouros nga e majta, shfrytëzohet nga Krasniqi, i cili shënoi me kokë.
Teuta më pas u rikthye në gjysmëfushën e saj dhe tentoi të dalë në kundërsulme, duke i lënë iniciativën miqve nga Izraeli. Gjithsesi, lojtarët e Beitar nuk arritën të krijonin raste të pastra, me Teutën që po bën një sfidë perfekte në prapavijë deri më tani./abcnews.al
Europa League
Teuta – Beitar 1-0
Krasniqi 5’