Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vëllezërit Inzaghi e mbyllin barazim, City ngec sërish

schedule22:51 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 22:51 - 15 Dhjetor, 2020

Lazio dhe Benevento nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme për javën e 12 të Serie A. Në stol ishin vëllezërit Inzaghi dhe duke parë ecurinë e ndeshjes barazimi ishte konkluzion i drejtë.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, kur Immobile hapi sfidën me një gol të bukur në minutën e 25-të. Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Benevento, që u përgjigj dhe gjeti barazimin me Schiattarella. Pjesa e dytë prodhoi disa raste, por goli nuk erdhi dhe vëllezërit Inzaghi u ndanë në barazim.

Serie A, Java 12
Benevento-Lazio 1-1
Shënues:
Immobile 25’/ Schiattarella 45’

Golat e BENEVENTO-LAZIO

U luajt edhe në Premier League, aty ku Manchester City nuk arriti të fitojë në shtëpi ndaj West Bromwich.

Gundogan shënoi në minutën e 30, pas asistit të Raheem Sterling, teksa në minutën e 43-të Dias shënoi në portën e tij dhe barazoi ndeshjen. Ky rezultat qëndroi deri në fund me gjithë sulmet e Cityt, që goditi drejt portës plot 27 herë. /abcnews.al

Premier Legaue, Java 13
Manchester City-West Bromwich 1-1
Shënues:
Gundogan 30’/ Dias (ag) 43’

Golat e MANCHESTER CITY-WEST BROM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!