Me fillimin e pjesës së dytë të sfidës, skuadra e Genoa ka vazhduar dominimin ndaj “verdhekuqve” të Roma-s, teksa tashmë ka arritur të shënojë dhe golin e 3-të të sfidës.
Pas një krosimi nga goditja e këndit, topi fillimisht devijohet nga Dragusin, devijim nga i cili përfiton norvegjezi i mesfushës, Morten Thorsby, i cili me një goditje me kokë dërgon topin pas shpatullave të portierit, Rui Patricio. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: