Djali i legjendës Paolo Maldini, Daniel, aktivizohet për Milanin U-19 dhe në takimin e sotëm në transfertë përballë Spezia U-19, 18-vjeçari ka shënuar dy gola. Rrjeta e parë, ishte e shkëlqyer, pasi talenti italian realizoi nga një goditje dënimi.
Me numrin 10 mbi shpinë, Daniel Maldini qëndron i vetëm te topi dhe sapo gjyqtari vërshëllen, gjuan fuqishëm me të djathtën, duke e mposhtur portierin në shtyllën e tij. Ky gol erdhi në minutën e 34-ët dhe pas tre minutash, Daniel do të shënonte sërish, për t’i hapur udhë suksesit 1-4 të Milanit. Një lojtar me të ardhme të ndritur./abcnews.al
Spezia U19 – Milan U19 1-4
Marianelli 44′ / Maldini 34′ 37′