Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vatër zjarri në Pilur të Himarës, flakët djegin kullotat ,ndërhyrje nga toka dhe ajri

schedule17:41 - 22 Qershor, 2025

schedule 17:41 - 22 Qershor, 2025

Një vatër zjarri vijon prej mesditës të kësaj të diele të jetë aktive në afërsi të fshatit Pilur në Himarë. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton nga vendi i ngjarjes, se nga flakët rrezikohen të digjen edhe ullishte, ndërsa janë djegur kullota dhe bimësi të zonës.

Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete të forcave zjarrfikëse, ndërsa po ndërhyhet edhe nga ajri. Forcave zjarrfikëse të Himarës u janë bashkuar edhe ato nga Saranda e Vlora, teksa punohet për shuarjen e flakëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!