VIDEO/ VAR-i “lë” Skënderbeun pa gol, Laçi triumfon minimalisht transfertën korçare

schedule19:10 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 19:10 - 17 Dhjetor, 2023

Pritej një përballje e luftuar dhe ashtu rezultoi të ishte. “Kurbinasit” e Laçit arritën të fitonin me rezultatin minimal, 0 me 1, transfertën e Korçës, ndaj vendasve të Skënderbeut, duke e mbyllur kështu me fitore, përballjen e javës së 17-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore, ku pati jo pak polemika.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 16’-të të saj, ku pas një krosimi të Sobowale, qendërmbrojtësi, Agan Mjaki kërcen më lart se të tjerët për të gjetur golin e avantazhit dhe rrjedhimisht atë të fitores 0 me 1, rezultati ky që në të paktën dy herë mund të ndryshonte, nëse nuk do ishte sistemi VAR, i cili fillimisht “anullon”, një penallti të akorduar nga arbitri kryesor, për stimulim dhe në fundin e lojës anullon festën e barazimit të korçarëve.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Laçit fillon shkëputjen nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria, duke u ngjitur kështu në kuotën e 20 pikëve, për t’u pozicionuar në vendine  6-të të renditjes, me 20 pikë, 2 më pak se Skënderbeu i vendit të 5-të, me korçarët që deri më tani kanë grumbulluar plot 22 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!