VIDEO/ VAR-i eviton humbjen e Leipzig, s’ka fitues në derbin Gjasula-Berisha

schedule17:32 - 16 Maj, 2020

schedule 17:32 - 16 Maj, 2020

Leipzig e ka rifilluar kampionatin me një barazim. Djemtë e Nagelsmann nuk ia dolën të fitojnë në fushën e tyre kundër Freiburg. Miqtë kaluan të parët në avantazh pas gjysmë ore lojë. Grifo krosoi bukur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi Gulde dërgoi topin në rrjetë.

Skuadra vendase dominoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 77-të. Kampl krosoi nga e majta dhe Yussuf Poulsen realizoi një gol të bukur me kokë. Goli i kapitenit shmangu humbjen e Leipzig, më saktë atë e evitoi VAR-i.

Miqtë gjetën golin e fitores në minutat shtesë me anë të Robin Koch, por teknologjia dalloi një pozicion të parregullt të lojtarëve të ekipit të Abrashit (e ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina).

Klaus Gjasula e nisi si titullar ndeshjen e Paderborn, u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në pushim. Skuadra e tij barazoi pa gola jashtë fushe kundër Dusseldorfit të Valon Berishës, i cili luajti 69 minuta.

Të dy skuadrat luftojnë për të qëndruar në elitë dhe rëndësi ka që nuk e humbën ndeshjen direkte, edhe pse vendasit ishin të pafat, pasi goditën katër herë shtyllën dhe traversën. Në ndeshjen e tjera festuan skuadrat udhëtuese. Hertha Berlin shkatërroi Hoffenheim me rezultatin 0-3, ndërsa Wolfsburgu mposht 1-2 ekipin e Augsburg. /abcnews.al

Renditja e Bundesligës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!