Dinamo vazhdon të jetë në krizë rezultatesh. Blutë barazuan sot në Elbasan kundër Skënderbeut, me rezultatin 0-0.
Blutë morën pikën e dytë në pesë ndeshjet e fundit dhe e mbyllin vitin në vendin e shtatë me pikë të barabarta me korçarët.
Kjo ndeshje pati edhe dy episode, pasi u anuluan dy gola me VAR. Korçarët shënuan që në fillim me Mensah, në minutën e pestë, por më pas u dallua një faull ndaj Sofranac.
Në fillimin e pjesës së dytë, Siljanovski lëshoi një silurë që përfundoi në rrjetë dhe pati festë për pak, por me VAR u dallua një pozicion jashtë loje.
Të dyja ekipet u përpoqën të marrin pikët e plota, por në fund nuk ia dolën dot. / abcnews.al