Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Van Dijk apo Ronaldinho? Gjiganti i Liverpool dhuron spektakël

schedule18:59 - 17 Qershor, 2020

schedule 18:59 - 17 Qershor, 2020

Gjiganti i Liverpool, Virgil Van Dijk, është më shumë se një mbrojtës. Holandezi përveçse e bën shumë mirë punën e tij, duke ndaluar sulmues të shumtë, është dhe një futbollist shumë teknik me topin në këmbë.

I renditur i dyti në garën për “Topin e Artë”, Van Dijk shpeshherë ka treguar cilësitë e tij të mira teknike. Këtë gjë, “tulipani” i të kuqve e ka treguar dhe sot, në stërvitjen e Liverpool.

Firmino i jep një pasim të fortë dhe të lartë, ndërsa Van Dijk, me qetësinë që e karakterizon, e kontrollon sikur të ishte Ronaldinho. Një kontroll fantastik dhe video e publikuar nga klubi i Liverpool në Twitter, po bëhet virale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!