VIDEO/ Valle, këngë dhe male me dëborë: Për turizëm në Librazhd

schedule10:59 - 11 Janar, 2020

schedule 10:59 - 11 Janar, 2020

Shumë pak nga ne do e mendonin Librazhdin si një vend për të kaluar fundjavën.

Në qendër të qytetit, një grup ciganesh indian, perfomojnë falas për kalimatërët dhe tursitët muzikën e tyre vendase.

Teksa flasin për vendin e tyre, dy banorë të librazhdit tregojnë për  mundësitë që ofron ky vend, veçanërisht për turistët.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Librazhdit Kastriot Gurra se Librazhdi shquhet edhe edhe për folklorin dhe vallet e zonës.

Teksa lëmë qytetin, rruga na çon në një nga zonat më të bukura malore në këtë zonë.

Nuk janë të paktë njerëzit me shpirtin e aventurës që sfidojnë motin e ashpër.

“Ka shumë vende për t’u vizituar, siç është mali i Sopotit, ai i Shebenikut apo Fushë-Studëni që ja vlejnë të vizitohen”, shprehet një banor.

kryetari i bashksë  tregon se për këtë zonë në vitin 2020 janë parashikuar një sërë projektesh për turizimin.

“Librazhdi është destinacion turistik edhe sa i përket kulturës, siç janë vallet, këngët dhe tradita tona. Kemi bërë disa aktivitete për promovimin e tyre”, shprehet kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Në malet e Librazhdit ekzistojnë sipërfaqe të mëdha që prej pak vitesh shfrytëzohen nga turistët si pista për ski.