VIDEO/ Valencia bën një tjetër hap fals, Huesca e ndal në shtëpi

schedule19:39 - 26 Shtator, 2020

schedule 19:39 - 26 Shtator, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e para të ditës së sotme në La Liga, Valencia-Huesca dhe Alaves-Getafe. Të dyja këto takime, kanë përfunduar të barabarta, 1-1 dhe 0-0 respektivisht.

Valencia kishte mundësi të artë të merrte provizorisht kreun e La Ligas, por nuk arriti dot të marrë më shumë se 1 pikë përballë ekipit modest. Daniel Wass kaloi Valencian të parën në avantazh në minutën e 38-të, por Siovas për miqtë në të 63-ën, vendosi fatet e takimit.

Valencia, pas tre javësh të luajtura, numëron 4 pikë (1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje), ndërsa Huesca, mori pikën e dytë këtë fillim sezoni. Ndërsa në takimin mes Alaves dhe Getafe, nuk pati shumë histori, me të dyja skuadrat që i gëzohen pikës së marrë./abcnews.al

GOLAT/ VALENCIA  1-1  HUESCA