Vala e të nxehtit “Kleon” po përhapet duke rritur ndjeshëm temperaturën këtë të premte. Në mëngjes, për shkak të temperaturës së lartë, një turisteje i ka rënë të fikët në Akropol.
Në një video të publikuar nga Policia në Tëitter, shihet një ambulancë teksa merr gruan për t’i dhënë ndihmën e parë.
?Αστυνομικοί της Ομάδας ΔΙ.ΑΣ. και διασώστες του ΕΚΑΒ παρείχαν βοήθεια σε τουρίστρια, λόγω καύσωνα, στην Ακρόπολη. pic.twitter.com/2MdKaJu96Q
— Ελληνική Αστυνομία (@hellenicpolice) July 14, 2023
Sipas një njoftimi të Eforatit të Antikiteteve të Qytetit të Athinës, e premte 14 korrik 2023, Zona Arkeologjike e Akropolit do të pezullojë funksionimin gjatë orëve të mesditës me hyrjen e fundit në orën 12.00 dhe rifillimin e funksionimit në orën 17.00.
Zonat e Agora Antike dhe Kerameikos do të mbeten në funksion, ku të gjithë turistët mund të vizitoni Muzetë Arkeologjikë./abcnews.al