Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ushtronin prostitucion, arrestohen dy kineze në Shkodër

schedule11:39 - 27 Nëntor, 2025

schedule 11:39 - 27 Nëntor, 2025

SHKODËR- Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent house 2”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga dy shtetase kineze që ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira. Gjithashtu është arrestuar dhe një 37-vjeçar banues në Shkodër

Nga aksioni i policisë u sekuestrua një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 5 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!