VIDEO/ Ushtria “zbarkon” në Berat

schedule11:38 - 14 Janar, 2022

schedule 11:38 - 14 Janar, 2022

Nga Artan Diko

Nën moton “Ti ke forcë që nderon Kombin”,në mbarë vendin vijon aktiviteti për rekrutimin e të rinjve nga mosha 18-27 vjeç,që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura Shqiptare.

Fushata promovuese e Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve,pati sot ndalesën e saj të radhës në qytetin e Beratit.Aktiviteti i ushtrisë u zhvillua përpara bashkisë Berat,ku ishte shtrirë edhe ekspozita dhe informacione në lidhje me rektutimin.

 

Duke theksuar rëndësinë që ka të qënit pjesë e Forcave të Armotosura,Kapiten Edison Kaja ka theksuar se ky aktivitet i Ministrisë së Mbrojtjes ka për qëllim informimin e të rinjtë sesi ata mund të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura,duke u punësuar si ushtarë,detar,oficer apo edhe si të ndjekin studimet jashtë vendit,në të gjitha vendet aleate me të cilët Forcat e Armatosura Shqiptare kanë bashkëpunim.

Kapiten Edison Kaja ka pohuar se interesi i të rinjve e të rejave për tu bërë bërë pjesë e Forcave të Armatosura ka qënë në rritje,pasi vetë të rinhtë e shohin rekrutimin në FA edhe si një mundësi të mirë për tu bërë pjesë e misioneve të NATO-s.

Fushata e rekrutimit të të rinjve me arsim 9-vjecar,të mesëm apo të lartë ka filluar në qytetin e Elbasanit dhe po vijon në çdo qytet të vendit.Kjo fushatë rekrutimi do të jetë e hapur deri më 20 janar 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!