Ushtria përfundoi sot rindërtimin e urës së Darëzezës, e cila u prish disa ditë më parë pasi i kaloi sipër një kamion me peshë shumë më të madhe nga sa mund të mbante.
Forcat xheniere të ushtrisë i dhanë mesditën e sotme dorën e fundit punimeve duke ngritur aty një urë metalike “Bailey”.
Zv.ministri i Mbrojtjes zgjodhi vetë ta testonte i pari urën duke i hipur një kamioni që kaloi sipër.
Prishja e urës pengoi lëvizjen e mijëra banorëve të zonës për disa ditë më radhë, ndërsa policia procesoi penalisht drejtuesin e kamionit, i cili nuk mori parasysh peshën që mund të mbante ajo. /abcnews.al