“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”, këto janë fjalët e gazetarit grek, Andreas Mountxouroulias, lidhur me një video që qarkullon në rrjetet sociale.
Në video duket një i ri me origjinë shqiptare, i cili këndon shqip, teksa është i veshur me uniformën e ushtrisë greke. Kjo duket se ka prekur frymën nacionaliste në gazetarit grek, shkruan abcnews.al.
Sipas tij të kënduarit shqip gjatë shërbimit në ushtrinë greke është diçka e papranueshme, e për këtë arsye ai shkruan në Twitter se ushtria helene ka rënë.
Ο Ελληνικός Στρατός έχει “αλωθεί”!
Σε λίγο έρχεται και άρθρο.
Αλβανικά τραγούδια εν ώρα υπηρεσίας.
Το βίντεο ανέβηκε σε αλβανική σελίδα στο Facebook pic.twitter.com/dSvc6pY3Eu
— Andreas Mountzouroulias ?? (@andreasmoun) October 6, 2022
Gazetari paralajmëron se në pak ditë do të publikojë një artikull dedikuar këtij fenomeni shqetësues sipas tij.
Kujtojmë se në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi kanë marrë nënshtetësinë helene.
Dhe kjo me radhën e saj do të thotë se djemtë shqiptarë me nënshtetësi greke kanë shërbyer në ushtrinë helene, pasi ushtria është me detyrim në Greqi. Por fakti që ata shprehen lirshëm për origjinën e tyre gjatë shërbimit në ushtri, duket se ka shqetësuar grekët./abcnews.al./