Ushtria izraelite tha sot se ka marrë kontrollin e portit të Gazës, një infrastrukturë kyçe në enklavën veriore palestineze, në ditën e 41-të të luftës midis Izraelit dhe grupit islamik Hamas.
Ushtria izraelite shtoi se organizata palestineze po e përdorte atë “si një qendër trajnimi për forcat komando detare me qëllim planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve nga deti”.
Lufta filloi si pasojë e sulmit të paprecedentë të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor. Nga ana izraelite, sipas autoriteteve, u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë. Si hakmarrje, Izraeli po godet pa pushim Rripin e Gazës, i cili është nën rrethim total.
Si pasojë e bombardimeve 11,500 njerëz janë vrarë, kryesisht civilë, duke përfshirë 4,710 fëmijë, sipas qeverisë së Hamasit.
/abcnews.al