Juventusi dëshironte titullin e dhjetë radhazi, por zhvilloi një sezon tepër të dobët dhe Interi e rrëzoi nga froni. Antonio Conte pati durim, përballoi shumë kritika dhe ia doli të ndërtojë një makineri të frikshme në Serie A.
Congratulazioni all’@Inter per la vittoria del Campionato 2020/2021!
— JuventusFC (@juventusfc) May 2, 2021
Faza e dytë ishte fenomenale dhe Interi u shpall sot kampionë Italie, katër javë përpara fundit të sezonit. Titulli i 19-të në histori, një më shumë se kuqezinjtë e Milanit, teksa trofeu i madh mungonte prej 11 vitesh në Milanon zikaltër.
Well done Steven! Happy for you and proud of being your loyal opponent on the pitch and friend off the pitch.
We’ll be back…@inter— Andrea Agnelli (@andagn) May 2, 2021
“Urime Interit për fitimin e kampionatit 2020/2021“, lexohet në postimin e Juventusit në Twitter. Një urim për homologun e tij ka shkruar edhe Andrea Agnelli, presidenti i bardhezinjve. “Bravo Steven. Jam i lumtur për ty, krenar që jam kundërshtar i ndershëm në fushë dhe mik jashtë saj.
Inter fans taking over the city ⚫️?
? via @CedricCanale pic.twitter.com/DTzZ2G9Afx
— Italian Football TV (@IFTVofficial) May 2, 2021
Ne do të kthehemi“, shkruan Agnelli për Steven Zhang, kreun e klubit zikaltër. Lojtarët e Interit kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale sapo përfundoi takimi Sassuolo-Atalanta. Rezultati 1-1 shpalli ekipin e Contes kampion që ditën e sotme.
Ribuan para fans Inter berkumpul di pusat kota Milan merayakan keberhasilan timnya meraih Scudetto musim ini.??⚫
Pemda-nya bakal ditegur ini..
— Extra Time Indonesia (@idextratime) May 2, 2021
Tifozët e Interit, të cilët e prisnin këtë festë prej më shumë se një dekade, kanë zbarkuar në sheshin Duomo. Festë, thirrje për ekipin e zemrës, teksa nuk mungoi edhe kori i famshëm “kush nuk kërcen është kuqezi“, duke iu referuar “armiqve” të Milanit. /abcnews.al