Harry Kane mban ende gjallë shpresat e “Bavarezëve” të Bayern Munich, për fitimin e titullit të 12-të radhazi në Bundesliga, me “bomberin” anglez, që realizoi dy herë përballë “Demave” të Leipzig, në “Allianz Arena”, ku miqtë nuk shënuan më shumë se një gol, atë të barazimit të përkohshëm 1-1.
Të parin Kane e shënoi në minutën e 56-të, por miqtë u kundërpërgjigjën me Seskon. Duhej të vinte koha shtesë që Kane të shpëtonte Bayernin nga një rezultat i pakëndshëm, që do ta largonte përfundimisht nga gara për titull.
Bayerni me këtë fitore shkon në kuotën e 53 pikëve, por sërish mbetet plot 8 pikë pas, “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, me këta të fundit, që me fitoren e së premtes ndaj Mainz vendosën rekordin e 33 fitoreve radhazi, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të “Bavarezëve” prej 32 triumfesh radhazi. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: