Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tërbohet” Vjosa/ Del nga shtrati te ura e Mifolit, në rrezik banorët e Novoselës

schedule11:06 - 8 Janar, 2026

schedule 11:06 - 8 Janar, 2026

VLORË- Lumi i Vjosës ka arritur në pikën kritike. Situata raportohet kritike pranë Urës së Mifolit, ku lumi Vjosa ka dalë nga shtratit dhe pothuajse ka mbuluar edhe urën.

Dalja e Vjosës në këtë pikë kthehet në rrezik për banorët e Novoselës.

Aktualisht, sipas informacioneve nga terreni, janë 13 familje të evakuuara dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa për banorët është dhënë sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri.



Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka theksuar pas mbledhjes së shtabit të emergjencave se situata mbetet e vështirë, kryesisht për tre fshatra: Bishan, Fitore dhe Novoselë.

Forcat e ushtrisë janë në gatishmëri për çdo rast që do të kërkohet evakuim dhe, natyrisht, do të ndërhyjmë në kohë sa më të shpejtë.  Niveli do të rritet edhe më tej, pasi prurjet vijojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!