Pasi fitoi derbin kundër Wislës me golin e rumunit Sergiu Hanca, Cracovia u ndal të dielën në shtëpi nga Gornik. Ndeshja u mbyll barazim 1-1 dhe vendasit humbën mundësinë për të dalë në krye të renditjes.
Gjatë kësaj përballje ra në sy edhe përjetimi i veçantë i gruas së ish-lojtarit të Dinamo Bucurestit, Andreea Hanca. Bukuroshja brune nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë kësaj sfide dhe kamerat kapën çaste nga “shpërthimi” i saj.
Andreea e kuptoi në një moment se kamerat ishin fiksuar te fytyra e saj dhe në vend të ulërimave dhe britmave u rikthye buzëqeshja e saj. /abcnews.al