VIDEO/ Upamecano lë shokët në “baltë”, Bayern Munich dështon në transfertën e Monchengladbach

schedule17:33 - 18 Shkurt, 2023

schedule 17:33 - 18 Shkurt, 2023

Ka përfunduar supersfida e kësaj jave në kampionatin gjerman, Bundesliga, me Bayern Munich që ka dështuar të triumfojë në sfidën përballë Borussia Monchengladbach, duke humbur kështu me rezultatin e ngushtë 3 me 2.

Përballja ishte e “nxehtë” që në fillim dhe vetëm në minutën e 9’-të, “bavarezët” mbesin me 10 lojtarë në fushën e lojës, me mbrojtësin francez Dayot Upamecano, që u ndëshkua me kartonin e kuq, pas një ndërhyrjeje tërësisht të gabuar.

Kaq do të mjaftonte dhe djemtë e Borussia do të hapnin sfidën, teksa gjejnë golin e parë me Lars Stindl në minutën e 13’-të. Kundërpërgjigjja e “bavarezëve” do të vinte në minutën e 35’-të, me kamerunasin Choupo-Moting, i cili vendos baraspeshën.

Pjesa e dytë foli totalisht për vendasit me Hofmann në minutën e 55’-të dhe Marcus Thuram në minutën e 84’-ët, që çuan rezultatin në 3 me 1 përballë “gjigandëve” gjerman, të Bayern Munich. Mirëpo, nuk mbaroi me kaq pasi në listën e golashënuesve hyri dhe 17-vjeçari i “bavarezëve”, Mathys Tel, teksa arriti të shënonte në minutën e 93’-të, të lojës.

Me këtë humbje Bayern mbetet sërish në vendin e parë me 43 pikë, 1 më shumë se Union Berlin i vendit të 2-të me 42 pikë dhe vendit të 3-të Borussia Dortmund, me 40 pikë. Ndërkaq, këto 2 të fundit do të përballen ditën e nesërme repsektivisht, me Schalke 04 dhe Hertha Berlin. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT