Turqia është një nga vendet që nuk e ka ndaluar ende futbollin, përpos situatës së krijuar nga Coronavirusi. Numri i pakët i personave mund të jetë arsyeja që Federata ende nuk i ka pezulluar aktivitetet sportive.
Megjithatë, ndeshjet zhvillohen me dyer të mbyllura kjo si masë parandaluese. Por, kjo nuk i ka penguar tifozët për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Bëhët fjalë për ekipin e Kocaelispor, që militon në ligën e tretë turke.
Klubi në fjalë tashmë është duke luajtur kundër Alemdag, por pritja që tifozët i bënë autobuzit të ekipit ishte shumë e bukur. Ishin disa tifozë të cilët kishin marë masa nga Covid-19 dhe pritën me flakadanë ekipin e tyre. Një gjest shumë i bukur ky nga ultrasit e Kocaelispor. /abcnews.al
Engeller koysalar önüme, bağlayıp götürseler ipe; kara toprağa girerim seninle…☠️ pic.twitter.com/Br9u05kCF2
— Ultras Gulf (@ultrasgulf) March 15, 2020