Derbi i kryeqytetit nuk prodhoi asnjë gol. Tirana dhe Partizani ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0 në “Air Albania”, teksa mungesa më e madhe ishte ajo e dy tifozerive, ata që i japin jetë dhe spektakël ndeshjes më të fortë të futbollit shqiptar.
“Capital Crew”, një nga grupimet ultras që mbështet Tiranën, nuk mund të qëndronin pa bërë asgjë ditën e sotme dhe janë mbledhur brenda stadiumit “Selman Stërmasi”, aty ku kanë prodhuar spektakël me flakadanë dhe fishekzjarrë.
Sigurisht që prisnin fitoren nga skuadra e tyre e zemrës, teksa në videon e postuar në rrjetet sociale dallohet atmosfera e bukur që kanë krijuar “Capital Crew”. /abcnews.al