VIDEO/ Ulet për herë të parë avioni në aeroportin e Kukësit, 67 pasagjerë vijnë nga Zyrihu

schedule12:42 - 9 Korrik, 2021

schedule 12:42 - 9 Korrik, 2021

Aeroporti i Kukësit këtë të premte ka pritur zyrtarisht dhe ndalesën e avionit të parë me pasagjerë nga Zyrihu.

Mesditën e sotme është ulur në Kukës, avioni Embraer – 190 të prodhuar në Brazil, me 67 pasagjerë që vinte nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë ishte 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.

Aeroporti i Kukësit u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!