Uellsi ia ka dalë që të fitojë minimalisht ndaj Ukrainës në sfidën e “Play-Off” të “Katar 2022”, duke prerë biletën e fundit të botërorit.
Kombëtarja ukrainase nuk ia doli dot ndaj kombëtares së Gareth Bale, i cili në këtë sfidë ishte vendimtarë për të tijtë, pasi arriti t’i kualifikonte në kampionatin botëror.
Yarmolenko i detyruar nga presioni i Bale e dërgoi topin në portën e tij, duke shokuar kështu gjithë stafin ukrainas, të cilët nuk mundën të gjenin forcat për të dërguar ndeshjen në stesa, pasi deri ne fund te takimit rezultati mbeti i pandryshuar.
Uellsi kështu bëhet skuadra e fundit e cila merr biletën e “Katar 2022”, duke qenë një moment feste në kampin e kombëtares së Bale, me ukrainasit që i thotë kështu “ëndrrës” Katar 2022”.
/f.a/abcnews.al