Rusia nuk i ka ndalur sulmet me raketa në drejtim të Kievit. Shpërthime të forta u raportuar në disa zona të qytetit, ndërsa energjia elektrike u ndërpre. Ushtria ukrainase lëshoi alarm për sulmin ajror gjatë natës, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të strehuar.
Sulmet ajrore ruse u zhvilluan gjithashtu në Kharkiv, në Ukrainën verilindore, tha kreu i komandës ushtarake rajonale, Oleh Sinekhubov.
Nga sulmet, të paktën 22 persona mbetën të plagosur, ndërsa një person humbi jetën.
At one of the impact sites in Kyiv, where Ukrainian firefighters are battling to bring a fire at a ruptured gas main under control. pic.twitter.com/yi9uuZCWXg
— Jimmy Rushton (@JimmySecUK) January 2, 2024
Nga ana e saj, Polonia njoftoi se dy palë avionë luftarakë F-16 dhe një aeroplan aleat për furnizim me karburant ishin aktivizuar për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, mes ofensivës ruse në Ukrainë.
Additional Footage from the Tesla Dealership in Kyiv which is currently Burning following a Russian Missile Strike. pic.twitter.com/sQeIyDgRhj
— OSINTdefender (@sentdefender) January 2, 2024
/abcnews.al/