VIDEO/ “Ujqit” rezistojnë pak ndaj Bayernit, eurogol i talentit Musiala

schedule15:57 - 17 Prill, 2021

schedule 15:57 - 17 Prill, 2021

Bayern Munchen e ka gjetur shpejt golin e avantazhit kundër Wolfsburg. Kampionët në fuqi po luajnë në transfertë ndaj ekipit që renditet në vendin e tretë.

“Ujqit” kanë rezistuar vetëm 15 minuta. Talenti ekipit bavarez, Jamal Musiala realizoi një gol shumë të bukur dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

 

Driblime dhe lëvizje të bukura në zonën kundërshtare nga ana e 18-veçarit, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe gjeti golin e pestë sezonal në Bundesligë.

Nëntë minuta më vonë, Bayerni gjeti edhe golin e dytë. Kamerunasi Choupo-Moting përfitoi nga një gafë e portierit vendas dhe nuk e pati të vështirë të dërgonte topon në rrjetë. /abcnews.al